Ballina > Aktualitet > Vjosa Osmani në Bordin e Paqes: Përkrah SHBA-së dhe aleatëve për paqe dhe siguri afatgjatë

Vjosa Osmani në Bordin e Paqes: Përkrah SHBA-së dhe aleatëve për paqe dhe siguri afatgjatë

19 Feb 2026 Aktualitet

Presidentja Vjosa Osmani, me ftesë të presidentit të ShBA-së, Donald Trump, ka marrë pjesë në Takimin Inaugurues të Bordit të Paqes, krahas disa liderëve botërorë, në Washington D.C.

Përmes një postimi në facebook, Osmani tha se bashkë me Amerikën dhe aleatët e tjerë për paqen, sigurinë e të ardhmen, transmeton Klankosova.tv.

Select an inline ad from the block settings.

“Bashkë me Amerikën dhe aleatë të tjerë – për paqen, për sigurinë, për të ardhmen!”, ka shkruar Osmani.

Ndërkohë, një fjalim e ka mbajtur edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, i cili i kërkoi presidentit Trump të veprojë lidhur me zhvillimet në Gjykatën Speciale përpara se të jetë vonë.

“Presidenti i Kosovës atëherë u pengua brutalisht të udhëtonte drejt Shtëpisë së Bardhë për ta nënshkruar atë marrëveshje në prani të Presidentit Trump. Dhe kjo ishte vepër e po atij prokurori “sicario” që kishte shkuar edhe pas vetë Presidentit Trump dhe për këtë u bë i famshëm në mbarë botën”, tha Rama.

Lini një përgjigje