Ballina > Bota > Nepal përballet me “shkatërrim përtej imagjinatës” pas shembjes së një akullnaje

Nepal përballet me “shkatërrim përtej imagjinatës” pas shembjes së një akullnaje

27 Aug 2026 Bota

Nepali po përballet me një katastrofë të përmasave të jashtëzakonshme, pasi një “cunam nga qielli” përfshiu dje rajonin Rasuwa, pas shembjes së një akullnaje.

Ujërat e rrëmbyeshme, që raportohet se arritën deri në 650 këmbë lartësi, kanë lënë rreth 1,500 persona të zhdukur dhe të paktën 270 të vdekur.

Bishal Nath Upreti, gjeolog dhe akademik në Universitetin Tribhuvan në Katmandu, e përshkroi ngjarjen si “një nga katastrofat më të mëdha në Nepal”. Sipas tij, shembja shkaktoi një “cunam nga qielli” me lartësi prej 300 deri në 650 këmbë dhe çliroi rreth 20 milionë metra kub ujë shtesë.

Bordi i Turizmit të Nepalit bëri të ditur se 644 turistë ende nuk kanë dhënë shenja jete. Mes personave të zhdukur janë edhe 33 shtetas britanikë.

Në Tibet, mediat shtetërore kineze e përshkruan ngjarjen si një “katastrofë nga rrëshqitja e baltës”, ku humbën jetën tre persona, ndërsa 558 persona, përfshirë 260 shtetas të huaj, rezultojnë të zhdukur.

Qendra Ndërkombëtare për Zhvillimin e Integruar Malor ka publikuar një vlerësim të detajuar të katastrofës. Ekspertët paralajmërojnë se fatkeqësia mund të shkaktojë një valë të dytë përmbytjesh, pasi sasi të mëdha mbeturinash të transportuara nga uji mund të krijojnë bllokime të rrezikshme në sistemet lumore të rajonit.

Ekspertët po vlerësojnë gjithashtu nëse lumi Trishuli është bllokuar përkohësisht në pjesët e tij më të ngushta. Nëse kjo konfirmohet, bllokimi mund të krijojë një digë natyrore nga rrëshqitjet e dheut dhe të rrisë rrezikun për një tjetër përmbytje të madhe.

Lini një përgjigje