Ballina > Aktualitet > Trump falënderon Osmanin në mbledhjen inauguruese të Bordit të Paqes

Trump falënderon Osmanin në mbledhjen inauguruese të Bordit të Paqes

19 Feb 2026 Aktualitet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump derisa ka prezantuar liderët botëror pjesëmarrës në mbledhjen inauguruese të Bordit të Paqes, e ka falënderuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Faleminderit shumë, punë të mirë jeni duke bërë edhe ju”, i tha Trump, Osmanit.

Ky është takimi i parë i këtij bordi i thirrur nga presidenti amerikan. Përveç presidentes së Kosovës, në mesin e shumë liderëve botëror është edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Trump, për këtë organizim, tha se është një prej ngjarjeve më të rëndësishme ku ai është përfshirë si president i Shteteve të Bashkuara.

Lini një përgjigje