Ballina > Aktualitet > Ka filluar Takimi i Bordit të Paqes – Osmani në mesin e liderëve botërorë

Ka filluar Takimi i Bordit të Paqes – Osmani në mesin e liderëve botërorë

19 Feb 2026 Aktualitet

Ka filluar Takimi Inaugurues i Bordit të Paqes, ku po merr pjesë edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

E veshur me kostum të bardhë, Osmani u rreshtua pranë liderëve botërorë, duke përfaqësuar Kosovën në këtë forum ndërkombëtar për paqe dhe stabilitet.

Presidentja Osmani e ka vlerësuar përfshirjen e Kosovës në Bordin e Paqes, si vend anëtar dhe bashkëthemelues, si një nga zhvillimet më të rëndësishme të politikës së jashtme të vendit në vitet e fundit. Ajo theksoi se ky hap e fuqizon drejtpërdrejt subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës.

“Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar të punojë ngushtë me aleatin tonë kryesor, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe me Bordin e Paqes për të sjellë rezultate konkrete, për të mbështetur paqen dhe stabilitetin në rajonet e prekura nga konfliktet dhe për të promovuar një të ardhme të bazuar në bashkëpunim, siguri dhe prosperitet të përbashkët”, tha Osmani.

Ky takim konsiderohet një moment kyç diplomatik për Kosovën dhe një dëshmi e rolit në rritje të vendit në skenën ndërkombëtare.

Lini një përgjigje