Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar sulme te reja të mëtejshëm të veprimeve ushtarake ndaj Iranit, pas dështimit të arritjes së një marrëveshjeje mes Uashingtonit dhe Teheranit.
Në një intervistë telefonike për “Fox Neës”, Trump deklaroi se SHBA-ja ka kryer sulme ndaj objektivave iraniane dhe se do të vazhdojë të reagojë ndaj çdo sulmi me dron që, sipas tij, vjen nga Irani.
“Ne i goditëm shumë fort mbrëmë. Sa herë që ata dërgojnë një dron, ne reagojmë fuqishëm. Kishim një marrëveshje të përfunduar, por ata e shkelën atë. Ata gjithmonë i shkelin marrëveshjet. Kemi pasur dhjetë marrëveshje me ta, prandaj do t’i godasim shumë fort”, tha Trump.
I pari i SHBA-së foli gjithashtu për rolin e Amerikës në mbrojtjen e Ngushticës së Hormuzit, një prej rrugëve më të rëndësishme detare për transportin global të naftës.
“Ne do ta ruajmë atë dhe do të paguhemi për këtë”, deklaroi Trump, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara duhet të kompensohen për angazhimin dhe rrezikun që marrin forcat amerikane për garantimin e sigurisë së lundrimit në këtë zonë strategjike.
“Ne vetëm duam të na rimbursojnë për gjithë këtë, për faktin që po vendosim njerëzit tanë në rrezik”, u shpreh ai.
Deklaratat e Trump vijnë në një kohë tensionesh të larta mes SHBA-së dhe Iranit, pasi ushtria amerikane ka rritur intensitetin e operacioneve kundër objektivave iraniane gjatë ditëve të fundit.




