Ballina > Bota > Irani publikon “listën e zezë” të hakmarrjes, në shënjestër Trump, Netanyahu, Meloni dhe liderë të tjerë perëndimorë

Irani publikon “listën e zezë” të hakmarrjes, në shënjestër Trump, Netanyahu, Meloni dhe liderë të tjerë perëndimorë

13 Jul 2026 Bota

Pas vdekjes së liderit suprem iranian Ali Khamenei, pasardhësi i tij, Mojtaba Khamenei, ka paralajmëruar hakmarrje ndaj atyre që Teherani i konsideron përgjegjës. Në këtë klimë tensioni, gazeta konservatore iraniane Hamshahri, e lidhur me administratën e Teheranit, publikoi një listë me 13 liderë dhe zyrtarë të lartë perëndimorë që i cilëson si objektiva të “hakmarrjes”.

Në listë përfshihen presidenti amerikan Donald Trump, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, kryeministrja italiane Giorgia Meloni, si edhe disa liderë dhe zyrtarë të tjerë nga Shtetet e Bashkuara dhe Evropa.

Publikimi i kësaj liste ka ngritur shqetësime serioze në disa vende evropiane. Mediat italiane raportojnë se shërbimet e sigurisë kanë nisur hetime dhe kanë rritur masat mbrojtëse për kryeministren Giorgia Meloni, pas përfshirjes së saj në listën e publikuar nga gazeta iraniane.

Ky zhvillim vjen në një periudhë të tensioneve të larta mes Iranit dhe Perëndimit, ndërsa retorika e ashpër nga Teherani ka shtuar shqetësimet për përshkallëzim të mëtejshëm të situatës.

Lini një përgjigje