Presidenti amerikan Donald Trump ka publikuar në rrjetin e tij social Truth Social një mesazh lidhur me negociatat me Iranin dhe mundësinë e vazhdimit të operacioneve ushtarake.
Ai pretendon se SHBA-të janë në “bisedime serioze me një regjim të ri dhe më të arsyeshëm” për të përfunduar operacionet ushtarake në Iran, duke shtuar se është shënuar përparim i madh. Megjithatë, ai paralajmëron se nëse nuk arrihet një marrëveshje, situata mund të përshkallëzohet.
“Nëse për ndonjë arsye nuk arrihet një marrëveshje së shpejti, dhe nëse Ngushtica e Hormuzit nuk hapet menjëherë për biznes, ne do ta përfundojmë ‘qëndrimin tonë të këndshëm’ në Iran duke shkatërruar plotësisht të gjitha centralet e tyre elektrike, fushat e naftës dhe ishullin Harg (dhe ndoshta edhe të gjitha impiantet e desalinizimit!), të cilat deri tani nuk i kemi prekur,” ka shkruar Trump.
Ai shton se kjo do të ishte hakmarrje për, siç thotë ai, “ushtarët dhe të tjerët që Irani i ka vrarë gjatë 47 viteve të sundimit të terrorit”.




