Ballina > Bota > Ministri italian i Mbrojtjes: Për shkak të asaj që po vjen, nuk mund të fle

Ministri italian i Mbrojtjes: Për shkak të asaj që po vjen, nuk mund të fle

30 Mar 2026 Bota

Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, ka dhënë një paralajmërim dramatik për luftën me Iranin, duke thënë se disponon informacione “shqetësuese” që tregojnë për një përshkallëzim të konfliktit, pasojat e të cilit do të ndihen në gjithë Evropën.

Në një intervistë për gazetën La Repubblica, Crosetto ka qenë më i drejtpërdrejtë se kurrë, duke theksuar se kërcënimi nuk është vetëm ushtarak, por edhe social dhe ekonomik.

“Për shkak të natyrës së punës sime, kam qasje në informacione për të cilat nuk mund të fle më. Kam frikë nga ajo që mund të ndodhë në javët e ardhshme, si dhe nga pasojat që kjo do të ketë në ekonomi dhe jetën e përditshme,” ka deklaruar ai.

Ministri ka pohuar gjithashtu se Italia nuk ka qenë e përfshirë në marrjen e vendimeve kyçe që kanë çuar në situatën aktuale të tensionuar, duke shtuar se vendi i tij nuk e mbështet luftën me Iranin dhe se “askush nuk i ka pyetur për mendim”.

Lini një përgjigje