Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka komentuar tensionet në rritje me Iranin, duke thënë se kërcënimet e Teheranit për kontroll të përhershëm të Ngushticës së Hormuzit dhe vendosjen e një sistemi pagese nuk do të tolerohen. “Kjo nuk do të lejohet”, tha Rubio, duke shtuar se presidenti Donald Trump ka në dispozicion një sërë opsionesh për të parandaluar një skenar të tillë.
Rubio ka bërë gjithashtu kritika të ashpra ndaj udhëheqjes iraniane. “Ata njerëz janë të çmendur. Ata janë të çmendur. Janë fanatikë fetarë”, tha ai. Ai theksoi se, ndonëse vëren ndryshime në komunikimin e zyrtarëve iranianë, nevojitet kujdes dhe verifikim i kapaciteteve të tyre reale.
Marco Rubio on Iran:
— Clash Report (@clashreport) March 30, 2026
These people are lunatics. They are insane. They are religious zealots… pic.twitter.com/wfrcLzuNr8
“Është e qartë se ka njerëz atje që na drejtohen në mënyra me të cilat udhëheqësit e mëparshëm iranianë nuk na janë drejtuar”, tha Rubio.
Megjithatë, ai theksoi se këto deklarata duhet të testohen në praktikë. “Disa nga gjërat që thonë se janë të gatshëm t’i bëjnë – duhet të shohim nëse mund t’i realizojnë realisht. Këtë duhet ta testojmë shumë fuqishëm”, përfundoi ai.




