Sot në ambientet e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë është duke u zhvilluar një trajnim intensiv për Mbrojtjen nga Zjarri, i dedikuar për stafin menaxhues, mjekësor dhe mbështetës të institucionit.
Qëllimi kryesor i këtij trajnimi është ngritja e kapaciteteve, rritja e njohurive dhe aftësimi praktik i stafit për:
- Parandalimin e zjarreve në ambiente spitalore.
- Reagimin e shpejtë dhe të koordinuar në raste të emergjencave evakuuese.
- Përdorimin e sigurt dhe efikas të pajisjeve për fikjen e zjarrit (aparateve hidrike dhe atyre me CO₂).
Meqenëse spitalet janë institucione të ndjeshme ku siguria e pacientëve është parësore, trajnimet e tilla praktike janë jetike për të garantuar një mjedis të sigurt dhe për të minimizuar rreziqet në raste të paparashikuara.







