Ballina > Vendi > Haradinaj ngushëllon familjet Berisha dhe Dacaj pas humbjes së më të dashurve

Haradinaj ngushëllon familjet Berisha dhe Dacaj pas humbjes së më të dashurve

26 Jun 2026 Vendi

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar familjen Berisha në Pejë dhe familjen Dacaj në Irzniq të Deçanit, për t’u shprehur ngushëllime pas ndarjes nga jeta të Hedije Berishës dhe mësuesit Jashar Dacaj.

Gjatë qëndrimit në Pejë, Haradinaj vizitoi familjen e nderuar Berisha ku ngushëlloi mikun e tij, Besnikun, për humbjen e nënës, duke i dëshiruar forcë dhe kurajë për tejkalimin e kësaj dhimbjeje të madhe.

Po ashtu, ai vazhdoi vizitën në Irzniq të Deçanit tek familja Dacaj, ku ndau dhimbjen për vdekjen e mësuesit Jashar Dacaj. Haradinaj e kujtoi të ndjerin me respekt të veçantë si profesorin e tij të dikurshëm, duke lartësuar figurën e tij si një njeri që tërë jetën u vu në shërbim të plotë të edukimit të brezave të rinj.

Lini një përgjigje