Ballina > Sport > Talenti nga Peja, Igli Hyseni, në prova te gjigandi gjerman Bayern Munich (video)

Talenti nga Peja, Igli Hyseni, në prova te gjigandi gjerman Bayern Munich (video)

31 Mar 2026 Sport

Një tjetër lajm i madh për futbollin e Kosovës vjen nga Gjermania. Talenti i ri, Igli Hyseni, po merr pjesë në prova tek një nga klubet më të mëdha në botë, gjigandi FC Bayern Munich.

Që nga dita e diel, Igli ndodhet në një kamp prove të organizuar nga klubi bavarez, ku po vlerësohet nga trajnerët e akademisë së Bayern Munich. Ky është një hap i rëndësishëm për futbollistin e ri, i cili po synon të dëshmojë potencialin e tij në një nga sistemet më të forta të zhvillimit të talentëve në Evropë.

Igli Hyseni është pjesë e gjeneratës U-13 të klubit KF Peja, një ekip që në vitet e fundit ka nxjerrë disa talentë premtues për futbollin kosovar.

Ky nuk është rasti i vetëm që nga KF Peja. Më herët, edhe Kaan Arapi është përzgjedhur për prova në një projekt të lidhur me akademinë e Barcelonës në kuadër të “Barça Clinic” në Barcelonë, duke dëshmuar se klubi pejan po shndërrohet në një bazë të rëndësishme të zhvillimit të talenteve të reja.

Pjesëmarrja e Iglit në Bayern Munich shihet si një mundësi e madhe për të ardhmen e tij, por edhe si një tjetër dëshmi e punës së bërë në përgatitjen e futbollistëve të rinj në Kosovë.

Lini një përgjigje