Ballina > Sport > Kosova është gati për histori 

Kosova është gati për histori 

31 Mar 2026 Sport

Me fillim prej orës 20:45 sonte Kosova pret Turqinë në “Fadil Vokrri”.

Ëndrrën shumëgjeneratëshe “dardanët” mund ta realizojnë sonte.

Në rast të fitores, Kosova kualifikohet në Kupën e Botës në futboll që sivjet mbahet në SHBA, Kanada e Meksikë.

Kompanitë e mëdha të basteve e kanë vlerësuar Turqinë favorite përballë Kosovës në finalen e plejofit kualifikues për Botërorin e këtij viti.

Për fitore eventuale, Kosova e ka kuotën 4.00, ndërsa barazimi 3.50, derisa fitorja e Turqisë llogaritet me kuotë 2.00.

Kuota për Kosovën ishte edhe më e lartë ditë më parë.

Lini një përgjigje