Ballina > Sport > ZYRTARE: Kampionia olimpike Nora Gjakova nis një kapitull të ri në karrierë!

ZYRTARE: Kampionia olimpike Nora Gjakova nis një kapitull të ri në karrierë!

02 Apr 2026 Sport

Një lajm i rëndësishëm vjen nga bota e xhudos, kampionia olimpike e Kosovës, Nora Gjakova, ka nisur një rol të ri si trajnere në klubin prestigjioz Judo Wallonie Bruxelles në Belgjikë.

Sipas raportimeve nga platforma ndërkombëtare “JudoInside”, negociatat për këtë pozicion kishin filluar që në fillim të vitit, ndërsa tashmë marrëveshja është finalizuar dhe bërë publike. Gjakova është përgëzuar për këtë hap të ri, duke u cilësuar si një përforcim i madh për xhudon belge.

Në postimin e publikuar, thuhet se ajo do të fillojë një “jetë të re” si trajnere, duke kaluar nga suksesi në tatami në një rol të ri – atë të ndarjes së përvojës dhe përgatitjes së gjeneratave të ardhshme.

Ky zhvillim shënon një moment të rëndësishëm në karrierën e saj, pasi Nora Gjakova, e cila i ka sjellë Kosovës medalje të arta në arenën ndërkombëtare, tashmë do të kontribuojë edhe jashtë vendit në zhvillimin e sportit.

Ky hap gjithashtu shihet si një dëshmi e nivelit të lartë të shkollës kosovare të xhudos, që vazhdon të eksportojë kampionë dhe ekspertizë në skenën ndërkombëtare.

Lini një përgjigje