Ballina > Magazina > Sukses i jashtëzakonshëm në Netflix: Seria “Man on Fire” pushton botën në vetëm katër ditë

Sukses i jashtëzakonshëm në Netflix: Seria “Man on Fire” pushton botën në vetëm katër ditë

07 May 2026 Magazina

Platforma Netflix ka një mbret të ri. Seriali “Man on Fire” është shpallur titulli më i shikuar globalisht për javën nga 27 prilli deri më 3 maj, duke grumbulluar 11 milionë shikime në vetëm katër ditë pas premierës së 30 prillit.

Ky projekt me shtatë episode, i frymëzuar nga romani i vitit 1980 i autorit A. J. Quinnell, u ngjit me shpejtësi në listën e 10 prodhimeve më të ndjekura, duke lënë pas konkurrentët e tjerë të platformës.

Adaptimi i ri sjell një qasje ndryshe nga filmi ikonik i vitit 2004, ku luante Denzel Washington. Në versionin e Netflix, rolin e John Creasy e luan Yahya Abdul-Mateen II (i njohur nga seriali “Watchmen”).

Ngjarja ndjek ish-pjesëtarin e forcave speciale, i cili vuan nga çrregullimi i stresit post-traumatik (PTSD) pas një misioni katastrofal. Ai pranon një detyrë të re nga ish-ekuipierit i tij (rol i luajtur nga Bobby Cannavale), që e dërgon atë në Rio de Janeiro të Brazilit.

Nga Dakota Fanning te Billie Boullet

Creasy punësohet për të mbrojtur vajzën 16-vjeçare të një familjeje të pasur italiane, të portretizuar nga Billie Boullet. Për adhuruesit e versionit origjinal, ky është i njëjti rol që dikur e bëri të famshme Dakota Fanning. Misioni shndërrohet në një rrugëtim hakmarrjeje nëpër favelat e Rios, ku Creasy përballet me demonët e tij të së kaluarës në një triler aksion plot intensitet.

Kritika e vlerëson më lart se filmin origjinal

Deri më tani, seriali ka marrë reagime kryesisht pozitive. Në platformën Rotten Tomatoes, ai mban një vlerësim prej 62%, dukshëm më lart se 39% që kishte filmi origjinal i vitit 2004.

  • ScreenRant i ka dhënë notën maksimale 10/10, duke e quajtur një titull “që duhet parë patjetër” dhe duke vlerësuar mesazhin e sinqertë që fshihet pas dhunës brutale.
  • Variety, nga ana tjetër, e përshkruan si një serial tipik “maratonë” (binge-watch) që funksionon mirë falë kastit të aktorëve, por pa arritur nivele të jashtëzakonshme të origjinalitetit.

Pavarësisht mendimeve të ndara të kritikës, numrat flasin vetë: “Man on Fire” është zyrtarisht hiti i ri i padiskutueshëm i kësaj pranvere.

Lini një përgjigje