Ballina > Sport > Skandali i kushtoi Mendyt, mbrojtësi fitonte 580 mijë euro në muaj

Skandali i kushtoi Mendyt, mbrojtësi fitonte 580 mijë euro në muaj

30 May 2026 Sport

Benjamin Mendy është duke u munduar ta kthejë karrierën në rrugën e duhur te Pogon Szczecini në Poloni, pas skandalit për sulm seksual që e pati. 

Kjo edhe bëri që karriera e Mendyt të merrte kahe tjetër. 

Mendy ishte pjesë e Manchester Cityt të Pep Guardiolas para tre vjetësh. 

Por akuzat për sulm seksual, ku u përfshinë shtatë raste për dhunim, ndikuan shumë në jetën e tij. Pas gjykimit për kohë të gjatë, ai u lirua nga të gjitha akuzat. 

Mendy tani është 31-vjeçar. Në kohën te City, ai fitonte nga 580 mijë euro në muaj. Tani, Mendy ka pagë mujore prej 11 mijë e 500 eurove. Kështu ka bërë të ditur mediumi britanik “The Sun”. 

Pas Cityt, Mendy bëri karrierë të shkurtër te Lorienti në Francë dhe Zurichu në Zvicër. 

Është përballur edhe me shumë lëndime.

Lini një përgjigje