Ballina > Sport > Fatos Beqiraj largohet nga pozita e drejtorit sportiv te Deçiqi i Malit të Zi

Fatos Beqiraj largohet nga pozita e drejtorit sportiv te Deçiqi i Malit të Zi

30 May 2026 Sport

Ish-reprezentuesi i njohur i Malit të Zi, Fatos Beqiraj, ka njoftuar zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me klubin e Deçiqit, ku përgjatë tre viteve të fundit ushtroi me mjaft sukses detyrën e drejtorit sportiv.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Beqiraj përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shprehur mirënjohjen për rrugëtimin e përbashkët dhe ka kujtuar arritjet historike të klubit gjatë mandatit të tij.

“Pas tre vitesh të kaluara në klub, erdhi koha për t’u përshëndetur. Jam krenar për të gjitha sukseset që kemi arritur së bashku,” ka shkruar Beqiri, duke vënë në dukje bilancin mbresëlënës të Deçiqit në këtë periudhë: tri pjesëmarrje në kualifikimet evropiane, dy finale të Kupës (me një trofe të fituar) si dhe titullin historik të kampionit.

“Klubit i uroj shumë fat dhe suksese në periudhën e ardhshme,” përfundoi ai.

Një cikël i mbyllur me suksese

Largimi i Bećirajt vjen pas një sezoni sfidues për Deçiqin, i cili e mbylli kampionatin në vendin e katërt të tabelës, si dhe pësoi humbje nga Mornari në përpjekjen për të mbrojtur trofeun e Kupës.

Përpara se të merrte timonin e drejtimit sportiv, sulmuesi me origjinë nga Peja kishte kontribuar për Deçiçin edhe në fushën e blertë, duke mbajtur veshur fanellën e kësaj skuadre për një vit si futbollist aktiv.

Karriera e pasur e ish-golashenuesit

Fatos Beqiraj njihet si një nga emrat më të rëndësishëm të futbollit në rajon. Përveç Deçiqit dhe Buduqnostit në Malin e Zi, ai ka pasur një karrierë të gjatë ndërkombëtare duke luajtur për klube të njohura si:

  • Dinamo Zagreb (Kroaci)
  • Dinamo Moskë (Rusi)
  • Dinamo Minsk (Bjellorusi)
  • Mechelen (Belgjikë)
  • Wisla Krakow (Poloni)
  • Maccabi Netanya dhe Bnei Yehuda (Izrael)
  • Astana (Kazakistan)
  • Changchun Yatai (Kinë)

Në nivel ndërkombëtar, Beqiraj ka lënë gjurmë të pashlyeshme te Kombëtarja e Malit të Zi. Ai mban vendin e dytë për nga numri i paraqitjeve me gjithsej 86 ndeshje, gjatë të cilave ka shënuar 16 gola.

Lini një përgjigje