Ballina > Sport > Kryemjeshtri Driton Kuka nderohet me “Plaketën e Artë” nga Akademia Sportive e Malit të Zi

Kryemjeshtri Driton Kuka nderohet me “Plaketën e Artë” nga Akademia Sportive e Malit të Zi

30 May 2026 Sport

Një tjetër vlerësim prestigjioz i është shtuar sirtarit të pasur të sukseseve të trajnerit që e shndërroi Kosovën në një fuqi botërore të xhudos. Në ambientet e Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë, Kryemjeshtri Driton Kuka është nderuar me çmimin kryesor “Plaketa e Artë”, një mirënjohje e lartë e ndarë nga Akademia Sportive e Malit të Zi.

Dorëzimi i këtij çmimi u bë në një atmosferë tejet miqësore nga Prof. Dusko Bjelica dhe Sekretari i Përgjithshëm i Akademisë, Batrić Marković. Përfaqësuesit e lartë të akademisë fqinje u mirëpritën ngrohtësisht në shtëpinë e kampionëve nga vetë Kryemjeshtri Kuka, i shoqëruar nga xhudistët e tij dhe stafi drejtues i Federatës së Xhudos së Kosovës.

Ky vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar i jepet trajnerit të artë të Kosovës për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në arenën sportive globale, për promovimin e vazhdueshëm të vlerave të xhudos, si dhe për një karrierë të shkëlqyer të ndërtuar mbi shtyllat e përkushtimit, vizionit dhe rezultateve që tashmë kanë hyrë në histori.

Driton Kuka mbetet arkitekti kryesor i sukseseve olimpike dhe botërore të Kosovës, njeriu që arriti ta ngrinte shtetin e ri në majat më të larta të sportit planetar, duke bërë që flamuri kosovar të valojë me krenari në podiumet më prestigjioze të botës. Ky çmim nga Mali i Zi rikonfirmon edhe një herë impaktin e tij të madh që i kalon kufijtë rajonalë.

Lini një përgjigje