Ballina > Bota > SHBA hap rrugën, India nis blerjen e naftës nga Irani

SHBA hap rrugën, India nis blerjen e naftës nga Irani

08 Apr 2026 Bota

India pret dërgesën e parë të naftës nga Irani pas shtatë vitesh, duke shfrytëzuar vendimin e Shtetet e Bashkuara të Amerikës për pezullimin e përkohshëm të sanksioneve ndaj naftës iraniane.

Sipas të dhënave të kompanive për monitorimin e trafikut detar, ky vendim i OFAC, pjesë e Departamentit Amerikan të Thesarit, lejon blerjen e naftës iraniane të ngarkuar në tankerë deri më 20 mars, me afat blerjeje deri më 19 prill.

Këtë mundësi e ka shfrytëzuar rafineria shtetërore Indian Oil Corporation, e cila ka blerë naftë iraniane. Dërgesa po transportohet nga tankeri “Jaya”, i cili aktualisht është në rrugë drejt bregut lindor të Indisë dhe pritet të mbërrijë në fund të javës.

Fillimisht, tankeri kishte hyrë në ujërat e Azisë Juglindore me destinacion Kinën, por më pas ka ndryshuar kurs drejt Indisë. Ndërkohë, edhe një tjetër tanker, “Jordan”, sipas të dhënave të trafikut detar, po i drejtohet porteve indiane.

Ky zhvillim vjen në një moment të tensioneve në tregjet globale të energjisë, ku vendimet për lehtësimin e sanksioneve po krijojnë hapësirë për rikthimin e naftës iraniane në tregjet ndërkombëtare.

Lini një përgjigje