Ballina > Bota > Shtëpia e Bardhë: Ngushtica e Hormuzit është e hapur, kemi arritur një sukses të madh

Shtëpia e Bardhë: Ngushtica e Hormuzit është e hapur, kemi arritur një sukses të madh

08 Apr 2026 Bota

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara kanë arritur një “sukses të rëndësishëm” në përballjen me Iranin, duke hapur rrugën për negociata të mëtejshme për paqe afatgjatë. Ndërkohë, është konfirmuar edhe arritja e një armëpushimi të përkohshëm mes dy vendeve.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, deklaroi se operacioni ushtarak i quajtur “Epic Fury” ka shkatërruar kapacitetet kyçe ushtarake të Iranit, përfshirë marinën, sistemet për prodhimin e raketave dhe dronëve, si dhe ka dëmtuar rëndë ambiciet bërthamore të Teheranit.

Kërcënimi nga Irani është shkatërruar në masë të madhe”, tha ajo, duke shtuar se Irani nuk është më në gjendje të zhvillojë armë bërthamore.

Sipas saj, Irani pranoi armëpushimin pas sulmeve intensive amerikane dhe presionit të vazhdueshëm, përfshirë edhe ultimatumin e vendosur nga presidenti Donald Trump. Ajo theksoi gjithashtu se Irani ka pranuar të mbajë të hapur Ngushtica e Hormuzit, një rrugë kyçe detare për tregtinë globale të naftës.

Leavitt hodhi poshtë pretendimet se Uashingtoni kishte pranuar propozime të mëhershme iraniane, duke i cilësuar ato si “të papranueshme”, ndërsa një propozim i mëvonshëm u konsiderua bazë për negociata.

Në fazën e ardhshme të procesit, delegacioni amerikan do të udhëhiqet nga zëvendëspresidenti JD Vance, së bashku me këshilltarin Steve Witkoff dhe Jared Kushner. Negociatat pritet të zhvillohen në Islamabad.

Shtëpia e Bardhë konfirmoi se Libani nuk është pjesë e marrëveshjes aktuale, megjithëse mund të përfshihet në diskutimet e ardhshme. Ndërkohë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mbështet përpjekjet për armëpushim dhe pritet të ketë rol në negociatat e mëtejshme.

Megjithatë, pavarësisht optimizmit të administratës amerikane, mbetet e paqartë se cili do të jetë rezultati përfundimtar i negociatave me Iranin, të cilat pritet të zhvillohen me dyer të mbyllura.

Lini një përgjigje