Sekretari i Kuvendit Komunal të Pejës, Avni Gashi, ka reaguar lidhur me raportimet se seanca solemne e thirrur për nder të Epopesë së UÇK-së është organizuar për herë të parë nga Kuvendi i Komunës së Pejës.
Përmes një reagimi publik, Gashi ka sqaruar se kjo nuk është hera e parë që Kuvendi Komunal i Pejës organizon një seancë të tillë, duke theksuar se seanca solemne për Epopenë e UÇK-së janë mbajtur edhe gjatë viteve të kaluara.
“Gjatë qeverisjes disa vjeçare të LDK-së në Pejë kjo nuk është seanca e parë solemne e Kuvendit të Komunës së Pejës për nderë të Epopesë së UÇK-së, siç qenkan deklaruar në media lokale”, ka shkruar Gashi.
Kuvendi i Komunës së Pejës kishte thirrur seancë solemne për të shënuar Epopenë e UÇK-së, një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së Kosovës që përkujton sakrificën e familjes Jashari dhe luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.




