Ballina > Vendi > Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport uron 7 dhe 8 Marsin nga shkolla ku dikur ishte nxënëse (video)

Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport uron 7 dhe 8 Marsin nga shkolla ku dikur ishte nxënëse (video)

07 Mar 2026 Vendi

Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Pejës Xhenet Syka Kelmendi ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të uruar festat e 7 dhe 8 Marsit, duke u rikthyer në shkollën ku dikur ishte vetë nxënëse.

Përmes një video-prezantimi të publikuar në rrjetet sociale, ajo ka ndarë emocionet nga vizita në këtë institucion arsimor, duke kujtuar vitet e saj të shkollimit dhe rëndësinë që kanë mësuesit dhe edukimi në formimin e çdo individi.

Në mesazhin e saj urues, drejtoresha ka shprehur mirënjohje për mësimdhënësit për përkushtimin e tyre ndër vite, duke theksuar rolin e tyre të pazëvendësueshëm në edukimin dhe formimin e gjeneratave të reja.

Po ashtu, ajo ka uruar edhe të gjitha gratë për 8 Marsin, duke vlerësuar kontributin e tyre në familje, arsim dhe shoqëri.

“Është një ndjenjë e veçantë të rikthehesh në vendin ku ke hedhur hapat e parë të dijes. Me këtë rast uroj nga zemra të gjithë mësimdhënësit për 7 Marsin dhe të gjitha gratë për 8 Marsin”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e saj.

Videoja e publikuar nga drejtoresha përcjell momente nga vizita në shkollë dhe emocionet e rikthimit në një vend që ka lënë gjurmë në rrugëtimin e saj personal dhe profesional.

Lini një përgjigje