Ballina > Vendi > Seancë solemne e Kuvendit Komunal në nderim të Epopesë së UÇK-së

Seancë solemne e Kuvendit Komunal në nderim të Epopesë së UÇK-së

05 Mar 2026 Vendi

Në Kuvendin Komunal të Pejës është mbajtur sot seancë solemne kushtuar Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një prej ngjarjeve më të rëndësishme në historinë e rezistencës dhe sakrificës për lirinë e vendit.

Në këtë solemnitet përkujtimor, përfaqësues të institucioneve dhe subjekteve politike mbajtën fjalë rasti, duke kujtuar sakrificën e familjes Jashari dhe të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

Në emër të Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, foli Safete Shala, e cila theksoi rëndësinë e kujtesës dhe respektit të përhershëm për ata që sakrifikuan gjithçka për lirinë e vendit.

Fjalë rasti në këtë seancë mbajtën Kryesuesu i Kuvendit Komunal në Pejë Rexhep Kurbogaj, si dhe përfaqësuesit e subjekteve politike në Kuvendin Komunal:
• Atdhe Berisha nga LDK
• Naim Bytyqi nga AAK
• Berat Gabiqi nga LVV
• si dhe Shefja e Grupit Parlamentar të PDK-së, Edonjeta Berisha.

Gjatë kësaj seance u bënë nderime për familjen emblematike Jashari, për dëshmorët e kombit, veteranët, invalidët e luftës dhe për të gjithë ata që sakrifikuan në periudha të ndryshme për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Të pranishmit theksuan se Epopeja e UÇK-së mbetet një simbol i qëndresës, sakrificës dhe unitetit kombëtar, ndërsa kujtimi për dëshmorët dhe heronjtë e luftës mbetet obligim i përhershëm i institucioneve dhe i shoqërisë.

Edonjeta Berisha me veshje të veçantë në seancën solemne për Epopenë e UÇK-së në Pejë

Lini një përgjigje