Ballina > Aktualitet > Rubio: SHBA-ja e palëkundur në mbështetje të sovranitetit dhe integritet territorial të Kosovës

Rubio: SHBA-ja e palëkundur në mbështetje të sovranitetit dhe integritet territorial të Kosovës

17 Feb 2026 Aktualitet

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e Ditës së Pavarësisë, duke riafirmuar mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit.

Sipas Rubios, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të jenë krah Kosovës, ndërsa shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy shteteve. 

Select an inline ad from the block settings.

Rubio gjithashtu përmendi mbështetjen që Kosova i jep SHBA-së në adresimin e sfidave globale.

Sekretari amerikan i Shtetit më tej tha se teksa Kosova shënon këtë përvjetor të rëndësishëm, Uashingtoni pret bashkëpunim edhe më të fortë në vitet në vijim.

“Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me Kosovën teksa ajo vazhdon të ndërtojë një të ardhme të sigurt dhe të begatë”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Departamenti amerikan i Shtetit.

Lini një përgjigje