Ballina > Aktualitet > Osmani i ndan Medaljen Presidenciale të Meritave deputetes britanike

Osmani i ndan Medaljen Presidenciale të Meritave deputetes britanike

16 Feb 2026 Aktualitet

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, i ka ndarë Medaljen Presidenciale të Meritave deputetes britanike Alicia Kearns, në shenjë mirënjohjeje për mbështetjen e saj të palëkundur për sovranitetin e Kosovës dhe përkushtimin ndaj paqes dhe sigurisë në vend dhe rajon.

Presidenca njofton se gjatë ceremonisë, Presidentja Osmani vlerësoi angazhimin e deputetes Kearns në ngritjen e vetëdijes për sfidat me të cilat përballet Kosova dhe Ballkani Perëndimor.

Ajo e cilësoi Kearns si një mike të madhe të Kosovës dhe falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme, si dhe për kontributin në forcimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar. / RTKLive

Lini një përgjigje