Ballina > Aktualitet > Komuna e Pejës zgjedh Sportistin e Vitit – Laureatët e vitit 2025

Komuna e Pejës zgjedh Sportistin e Vitit – Laureatët e vitit 2025

16 Feb 2026 Aktualitet

Komuna e Pejës, përmes Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, organizoi ceremoninë solemne për shpalljen e Sportistit të Vitit 2025, me qëllim vlerësimin e kontributit dhe rezultateve të sportistëve, trajnerëve, punëtorëve sportivë dhe klubeve gjatë vitit 2025.

Në ceremoninë e organizuar mori pjesë Kryetari i Komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxheri, së bashku me bashkëpunëtorët e tij. Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, znj. Xhenet Syka, falënderoi të gjithë individët dhe organizatat që kontribuojnë në sportin pejan.

Çmimet dhe fituesit:

Sportisti i Vitit 2025:
• Distria Krasniqi – Klubi i Xhudos “Ippon”

Punëtor Sportiv i Vitit 2025:
• Admirim Sahara – Organizator i eventeve dhe turnireve sportive
• Trendelina Gashi – Masovizimi i volejbollit për vajzat
• Valdet Shoshi – Kontribut në unifikimin e komunitetit sportiv dhe Divizionit të Sportit

Referët e dalluar të vitit 2025:
• Ali Vokshi – Karate “Peja”
• Ilir Shala – Basketboll
• Vigan Iberdemaj – Futboll
• Zymer Zeka – Xhudo

Post Mortem:
• Mehmet Gashi – Basketboll
• Rilind Berisha – Futboll
• Ahmet Nimani – Skijim

Mirënjohje / Falënderim:
• Elhami Gashi – Themelues i KB “Peja”
• Turhan Zajmi – Themelues i KB “Peja”
• Rexhep Kelmendi – Themelues i KB “Peja”
• Valdet Spahija – Themelues i KB “Peja”
• Bujar Loci – Themelues i KB “Peja”

Çmimi për promovimin e qytetit të Pejës:
• Egzon Gjuka – Hendboll
• Dielli Vranoci – Boks
• Klubi i Tenisit – K.T. “Peja”
• Sporti Shkollor Pejë
• Shoqata Bjeshkatare “Gjeravica 1927”
• Eduard Daci – Paraglajdim
• Klara Sefa – Skitarie

Klubet e dalluara për rezultatet e vitit 2025:
• Klubi i Volejbollit – K.V. “Peja”
• Klubi i Tenisit – K.T. “Peja”

Klubi i Vitit:
• K.Xh. “Ippon”

Trajneri i Vitit 2025:
• Driton Kuka – Xhudo

Sportistët më me perspektivë në vitin 2025:
• Enise Zijade – KXH “Ippon”
• Jon Kuka – K. Xhudos “Ippon”
• Andi Pupovci – K. Skijimit “Alpi”
• Adhurim Bojku – K. Basketbollit “Pressing”
• Azgan Dreshaj – K. Boxit “Besa”
• Andra Byci – K. Tenisit “Peja”
• Arvi Vokshi – K. Karatesë “Peja”
• Ajas Goga – K. Basketbollit “Pressing”
• Brez Gjikolli – K.F. “Peja”
• Dion Belegu – K. Boxit “Fighter”
• Ema Karagjyzi – K. Shahut “Peja”
• Edis Nurkovic – K. Atletikës “Enver Nele”
• Erion Rama – Futboll
• Erza Morina – K. Basketbollit “Pressing”
• Elion Kryeziu – K. Boxit AP “Peja”
• Genti Hoxha – K. Basketbollit “Peja 21”
• Hana Idrizaj – K. Basketbollit “Pressing”
• Lir Muhaxheri – Klubi i Pingpongut “Maestro”
• Jon Bytyqi – FC OLTI
• Lisian Thaqi – K.F. “Peja”
• Noas Kelmendi – K. Boxit “Besa”
• Rea Kastrati – K. Volejbollit “Suti Sport”
• Samanda Konjuhaj – K.H.F. “Besa”
• Triumf Dobraj – K. Boxit “Fighter”
• Zan Krasniqi – K. Kick-Boxit “Ippon”
• Zenel Hasanaj – K. Boxit AP “Peja”

Sportistët e dalluar në vitin 2025:
• Akil Gjakova – K. Xhudos “Ippon”
• Arbi Pupovci – K. Skijimit “Alpi”
• Anil Vokshi – K. Karatesë “Peja”
• Dardan Berisha – K. Basketbollit “Peja”
• Edona Radoniqi – K. Hendbollit “Besa” (Femrat)
• Fatlum Gashi – FC “Besa” Peja
• Gazmend Husaj – K. Volejbollit “Peja”
• Gresa Bakraqi – K. Atletikës “Besa”
• Gresa Berisha – K. Basketbollit
• Olti Kabashi – K. Hendbollit “Besa Famgas”

Ceremonia konfirmoi se Peja mbetet një nga qendrat kryesore sportive në Kosovë, duke promovuar disiplinë dhe rezultate në nivel vendor dhe ndërkombëtar

Lini një përgjigje