Ballina > Vendi > Ramush Haradinaj viziton Malush Plakun, babain e dëshmorit Ismajl Gashi “Këto familje paguan çmimin më të lartë për lirinë e Kosovës”

Ramush Haradinaj viziton Malush Plakun, babain e dëshmorit Ismajl Gashi “Këto familje paguan çmimin më të lartë për lirinë e Kosovës”

20 May 2026 Vendi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një vizitë të veçantë në familjen e dëshmorit Ismajl Gashi, ku ka takuar babain e tij, bacën Malush Plaku. Haradinaj e ka cilësuar atë si “nderi i Kosovës” për kontributin e tij të çmuar si ushtar i lirisë në ditët më të vështira për vendin.

Në këtë vizitë, Haradinaj ishte i shoqëruar edhe nga kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, lideri i AAK-së ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë për familjet atdhetare që dhanë gjithçka për lirinë që Kosova gëzon sot.

“Janë këto familje atdhetare e këta njerëz që Kosovën e lirë e realizuan duke paguar çmimin më të lartë, atë të flijimit,” – ka thënë Haradinaj.

Gjatë takimit, Haradinaj i ka ndarë bacës Malush një mirënjohje të veçantë me titull domethënës: “Me besim në Zot, Atdhe e Shtet”, në shenjë vlerësimi për shërbimin e tij të madh ndaj atdheut dhe për faktin se sot, me plot krenari, mban gjallë kujtimin për djalin e tij dëshmor.

Lini një përgjigje