Ballina > Vendi > Suksesi në Kupën e Botës: Muhaxheri pret në takim kampionin e kickbox-it, Art Dulaj dhe krerët e Federatës

Suksesi në Kupën e Botës: Muhaxheri pret në takim kampionin e kickbox-it, Art Dulaj dhe krerët e Federatës

19 May 2026 Vendi

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka pritur sot në një takim zyrtar delegacionin e Federatës së Kickbox-it të Kosovës, të udhëhequr nga kryetari i saj, Fatmir Makolli, pas suksesit historik të arritur në arenën ndërkombëtare.

Pjesë e këtij takimi ishte heroi i turneut, sportisti Art Dulaj, i shoqëruar nga babai i tij, Milot Dulaj, si dhe ekipi profesional i trajnerëve, Muhamet Muqolli dhe zëvendëstrajneri Melos Muqolli.

Ky pritje vjen si rrjedhojë e triumfit të jashtëzakonshëm të sportistëve kosovarë në turneun prestigjioz ndërkombëtar “Turkish WAKO World Cup”. Në këtë garë madhore të kickbox-it, ku morën pjesë plot 2,995 garues nga 43 shtete të ndryshme të botës, Kosova arriti të rrëmbejë vëmendjen kryesore.

Sportisti Art Dulaj shkëlqeu në kategorinë Full Contact, duke treguar një dominim absolut. Ai realizoi tri fitore radhazi me nokaut (KO), duke mos u lënë hapësirë dyshimi gjyqtarëve dhe duke u stolisur me Medaljen e Artë në këtë Kupë Botërore.

Lini një përgjigje