Ballina > Vendi > Forcohet bashkëpunimi institucional për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje

Forcohet bashkëpunimi institucional për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje

20 May 2026 Vendi

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, së bashku me Zyrtaren për Barazi Gjinore, njëherësh Koordinatore e Mekanizmit Koordinues kundër Dhunës në Familje, kanë pritur në një takim zyrtar Udhëheqësin e Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave në Pejë, Demë Hasanaj, si dhe mbrojtësen e viktimave, Zana Kika.

Gjatë këtij takimi janë diskutuar gjerësisht çështjet që ndërlidhen me rastet e dhunës në familje, me theks të veçantë sfidat e mëdha me të cilat përballen viktimat menjëherë pas përfundimit të procedurave gjyqësore. Pjesëmarrësit në takim ritheksuan rëndësinë e jashtëzakonshme që ka forcimi i bashkëpunimit institucional dhe koordinimi i mirë ndërinstitucional, si rrugë e vetme për të ofruar një mbështetje të vazhdueshme dhe mbrojtje të sigurt afatgjatë për të gjitha viktimat e dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore.

Lini një përgjigje