Ballina > Vendi > Ramush Haradinaj takon Daniel J. Lawton në Departamentin Amerikan të Shtetit

Ramush Haradinaj takon Daniel J. Lawton në Departamentin Amerikan të Shtetit

04 Feb 2026 Vendi

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim në Departamentin Amerikan të Shtetit me z. Daniel J. Lawton, Zëvendës Ndihmës Sekretar pranë Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike.

Haradinaj e falënderoi z. Lawton për mbështetjen e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Kosovës, që nga liria deri te ndërtimi i demokracisë dhe institucioneve shtetërore.

Ai theksoi se partneriteti Kosovë–SHBA mbetet strategjik, duke nënvizuar se anëtarësimi i Kosovës në NATO do të forcojë sigurinë e vendit dhe do të kontribuojë në paqe e stabilitet në Ballkanin Perëndimor dhe komunitetin euro-atlantik.

Lini një përgjigje