Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar presidentin e Etiopisë, Taye Atske Selassie, gjatë Samitit Botëror të Qeverisjes në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Osmani ka vlerësuar se potenciali për bashkëpunim mes të dyja vendeve është i madh.
“Potenciali i bashkëpunimit midis dy vendeve tona është i madh e në dobi të popujve tanë paqedashës, prandaj shpresojmë që ky bashkëpunim do të rritet e thellohet në të ardhmen e afërt”, ka thënë ajo, njoftoi Zyra e Presidentes.
Katër shtete e kanë njohur Kosovën në vitin 2025. Bahamas ishte i fundit që e njohu pas Sirisë, Sudanit dhe Kenias. Këto katër njohje erdhët pas një rënieje të ritmit të njohjeve të Kosovës në vitet e fundit. Para vitit 2025, ishte Izraeli më 2021 që e pati njohur Kosovën shtet.




