Ballina > Vendi > Driton Kuka pret në takim Prof. Edmond Beqirin

Driton Kuka pret në takim Prof. Edmond Beqirin

04 Feb 2026 Vendi

Kryetrajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka, ka pritur në takim Prof. Edmond Beqirin, i shoqëruar nga kolegë dhe studentë vendorë e ndërkombëtarë, në ambientet e Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë.

Gjatë takimit, Prof. Beqiri dhe delegacioni që e shoqëroi u njohën nga afër me organizimin, kushtet e punës dhe metodologjinë profesionale të aplikuar në përgatitjen e sportistëve elitarë, e cila ka qenë bazë e arritjeve të xhudos së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Driton Kuka vuri në pah rëndësinë e disiplinës, përkushtimit dhe punës afatgjatë në ndërtimin e një sistemi të qëndrueshëm sportiv, duke theksuar rolin e edukimit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional në formimin e brezave të rinj.

Në kuadër të vizitës, u zhvilluan diskutime mbi ndërlidhjen mes dijes akademike dhe sportit të nivelit të lartë, si dhe mbi mundësitë për bashkëpunime të ardhshme në fusha me interes të përbashkët.

Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të komunikimit ndërmjet komunitetit akademik dhe atij sportiv, në funksion të zhvillimit të sportit dhe edukimit në Kosovë.

Lini një përgjigje