Adrian Tahiri ka vizituar selinë e Radio “Kosova e Lirë” në Malet e Berishës, duke e vlerësuar rolin e këtij mediumi gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Përmes një postimi, Tahiri tha se Radio “Kosova e Lirë” ishte një zë i fuqishëm që përcillte gjendjen e popullit të Kosovës gjatë luftës dhe informonte opinionin vendor e ndërkombëtar për zhvillimet në terren.
“Bashkë me kryetarin Ramiz Lladrovci e vizituam selinë e Radios ‘Kosova e lirë’, këtë vend historik, duke shprehur konsideratën për çlirimtarët, gazetarët e këtij mediumi tepër të rëndësishëm të luftës çlirimtare, si dhe për popullin tonë i cili i dha përkrahje të plotë çlirimit të vendit”, ka shkruar Tahiri.
Ai theksoi se nga kjo seli, bota shqiptare dhe opinioni ndërkombëtar informoheshin për komunikatat e UÇK-së, qëndrimet politike të udhëheqësve të luftës, si dhe zhvillimet e përditshme nga frontet e luftës.
Sipas tij, Radio “Kosova e Lirë” mbetet një dëshmi e rëndësishme e përpjekjeve për informim dhe dokumentim të luftës për çlirimin e Kosovës.




