Zotëria i Parë i Republikës së Kosovës, Prindon Sadriu, është ftuar nga Zonja e Parë e SHBA-ve, Melania Trump, për të marrë pjesë në takimin inaugurues të Koalicionit Botëror të nismës Fostering the Future Together (FFT).
Samiti do të mbahet më 24 dhe 25 mars në White House dhe në United States Department of State.
Sipas njoftimit, pjesëmarrja e Kosovës në këtë koalicion krijon mundësi të jashtëzakonshme që nxënësit dhe fëmijët tanë të përfitojnë nga projektet, programet dhe inovacionet e kompanive më të njohura amerikane të teknologjisë, “përfshirë platforma të avancuara digjitale, inteligjencë artificiale dhe mjete të reja edukative që mbështesin zhvillimin, kreativitetin dhe sigurinë online të tyre, gjithnjë duke vendosur në fokus mbrojtjen dhe mirëqenien e të rinjve dhe fëmijëve”.
Në njoftim theksohet se nisma synon të vendosë në fokus mbrojtjen dhe mirëqenien e të rinjve dhe fëmijëve në hapësirën digjitale.
“Me iniciativë të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, Kosova iu bashkua kësaj nisme ndër shtetet e para në botë, duke dëshmuar përkushtimin për t’u siguruar fëmijëve mbrojtje në epokën e mundësive më të avancuara të botës digjitale”, thuhet në njoftimine e Presidencës.






