Ballina > Vendi > Albin Kurti: Sakrifica dhe solidariteti janë në thelb të muajit të Ramazanit

Albin Kurti: Sakrifica dhe solidariteti janë në thelb të muajit të Ramazanit

15 Mar 2026 Vendi

Kryeministri, Albin Kurti, mbrëmë ka shtruar iftar për përfaqësues të bashkësisë Islame të Kosovës në krye me myftiun Naim Tërnava.

Kreu i qeverisë ka falënderuar kreun e Bashkësisë Islame për angazhimin dhe kontributin për shoqërinë dhe vendin.

Kryeministri, ka thënë se muaji i Ramazanit vë në spikamë virtytet më të larta njerëzore. Ai tha se sakrifica, vetëdisiplina dhe solidariteti gjenden në thelbin e këtij muaji të shenjtë, duke kujtuar, sipas tij, rëndësinë e kujdesit për njëri-tjetrin dhe të forcimit të vlerave njerëzore.

Bashkë me kryeministrin, aty  ku kanë qenë edhe kryeparlamentraja, Albulena Haxhiu e ministra të kabinetit qeverisës.

“Mbrëmë, për nder të muajit të Ramazanit, shtruam iftar për myftiun Naim Tërnava dhe përfaqësuesit e tjerë të Bashkësisë Islame. Së bashku me Kryeparlamentaren Albulena Haxhiu dhe ministra e kolegë të tjerë të kabinetit qeveritar i uruam muajin e Ramazanit përfaqësuesve të BIK dhe gjithë besimtarëve myslimanë. Ky muaj vë në spikamë virtytet më të larta njerëzore: sakrifica, vetëdisiplina dhe solidariteti gjenden në thelbin e këtij muaji të shenjtë, duke na kujtuar rëndësinë e kujdesit për njëri-tjetrin dhe të forcimit të vlerave njerëzore. Kryetarin e BIK-ut, myftiun Naim Tërnava, dhe bashkëpunëtorët e tij, po ashtu i falënderuam për angazhimin dhe kontributin për shoqërinë dhe vendin”, ka shkruar kryeministri sot, duke i bashkuar edhe fotografitë nga iftari i mbrëmshëm të cilin e shtroi ai për drejtues të BIK-ut.

Lini një përgjigje