Ballina > Vendi > Ramush Haradinaj përkujton luftëtarin Yll Morina

Ramush Haradinaj përkujton luftëtarin Yll Morina

15 Mar 2026 Vendi

Ramush Haradinaj ka përkujtuar luftëtarin e Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës , Yll Morina, duke e cilësuar atë ndër luftëtarët më të zotë që iu bashkua radhëve të UÇK-së që në ditët e para të luftës.

Sipas Haradinajt, Morina ishte ndër ata që vendosi t’ia falë jetën atdheut në momentet më të vështira për vendin.

“Ndër luftëtarët më të zotë, Yll Morina ishte rreshtuar në UÇK që në ditët e para, për t’ia falë jetën atdheut. I pavdekshëm në kujtimin e brezave. Krenari e Gjakovës, Kosovës dhe gjithë shqiptarëve”, ka shkruar Haradinaj.

Ai theksoi se sakrifica e luftëtarëve të UÇK-së mbetet frymëzim për brezat e rinj dhe pjesë e rëndësishme e historisë së Kosovës.

Lini një përgjigje