Ballina > Bota > Skandal në Çeki: Arrestohet për drogë mitropoliti i njohur rus Ilarion

Skandal në Çeki: Arrestohet për drogë mitropoliti i njohur rus Ilarion

25 May 2026 Bota

Policia çeke ka arrestuar mitropolitin rus Ilarion nën dyshimin për posedim lëndësh narkotike, ka bërë të ditur një nga bashkëpunëtorët e tij nga Kisha Ortodokse Ruse, njoftojnë mediat e huaja.

Mësohet se marrja në pyetje e mitropolitit ka nisur që në orën 10:30 të paradites, në prani të prokurorit, gjyqtarit, konsullit rus dhe avokatit mbrojtës. Ndaj tij tashmë është ngritur zyrtarisht akuza për posedim droge, veprim ky që u pasua me ndalimin e tij në paraburgim dhe sekuestrimin e sendeve personale.

Gjatë natës, avokati dhe konsulli rus kanë vizituar ambientet e paraburgimit, me ç’rast konsulli ka pasur mundësinë të njihet nga afër me kushtet e mbajtjes së tij. Nga ana tjetër, vetë mitropoliti Ilarion e ka vlerësuar të gjithë këtë ngjarje si një provokim të pastër.

Ilarion radhitet ndër përfaqësuesit më të shquar dhe me më ndikim të Kishës Ortodokse Ruse. Nga viti 2009 deri në vitin 2022, ai ka mbajtur pozicionin e rëndësishëm të kreut të Departamentit për Marrëdhëniet e Jashtme Kishtare të Patriarkanës së Moskës. Pas kësaj periudhe, nga viti 2022 deri në vitin 2024, ai shërbeu si udhëheqës i Eparhisë së Budapestit dhe Hungarisë të Kishës Ortodokse Ruse, ndërsa aktualisht e ushtron detyrën e tij në kishën e Shën Pjetrit dhe Palit në Karlovy Vary.

Lini një përgjigje