Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme në jug të Iranit, duke goditur baza raketore dhe mjete lundruese që dyshohet se vendosnin mina, në një kohë kur armëpushimi mes dy vendeve mbetet i brishtë.
Pentagoni i ka përshkruar këto sulme si veprime mbrojtëse për të mbrojtur trupat amerikane nga kërcënimet iraniane, ndërsa tensionet në rajon vazhdojnë të jenë të larta.
Sulmet vijnë paralelisht me përpjekjet diplomatike për një marrëveshje paqeje mes Uashingtonit dhe Teheranit, të cilat po zhvillohen në Katar. Megjithatë, një marrëveshje konkrete ende nuk është arritur, raporton The Guardian,.
Raportohet se një nga pikat kryesore të negociatave është rihapja e Ngushticës së Hormuzit për trafikun ndërkombëtar dhe çështja e programit bërthamor iranian.
Ndërkohë, zhvillimet e fundit rrezikojnë të komplikojnë më tej procesin diplomatik, duke e mbajtur rajonin në prag të një përshkallëzimi të ri.




