Ballina > Vendi > Peja shndërrohet në kryeqendrën evropiane të animacionit: Rikthehet festivali ndërkombëtar “Anibar”

Peja shndërrohet në kryeqendrën evropiane të animacionit: Rikthehet festivali ndërkombëtar “Anibar”

12 Jul 2026 Vendi

Magjia e filmit të animuar, adrenalina dhe arti po bëhen sërish bashkë në qytetin e Pejës. Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Animuar, “Anibar”, rikthehet për edicionin e tij të 17-të, duke e shndërruar qytetin në një kryeqendër evropiane të kulturës dhe kreativitetit.

Lajmin e ka bërë të ditur Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Pejës, Xhenet Syka Kelmendi, e cila përmes një njoftimi plot entuziiazëm ka paralajmëruar një edicion të jashtëzakonshëm dhe me plot befasi për të gjithë artdashësit.

Edicioni i 17-të i ANIBAR e kthen Pejën në qendrën evropiane të filmit të animuar. Një atmosferë unike që duhet përjetuar! Ka thënë Syka Kelmendi.

“Anibar” nuk është thjesht një festival filmash, por një festë e madhe kulturore që përfshin një gamë të gjerë aktivitetesh.

Gjatë ditëve të festivalit, qytetarët dhe vizitorët e shumtë do të kenë mundësinë të ndjekin dhe të bëhen pjesë e:

Masterklasave dhe punëtorive me ekspertë të njohur të animacionit.
Muzikës dhe argëtimit që do të shoqërojnë netët e gjata të festivalit.
Turizmit kulturor dhe kulinarisë unike të rajonit të Pejës.
Vullnetarizmit, si shtyllë kryesore e organizimit dhe energjisë pozitive.

Me një kombinim të përkryer mes artit, kreativitetit dhe festës, Peja është gati të mirëpresë mysafirë nga mbarë bota në një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore të vitit.

Lini një përgjigje