Me mbështetjen e Komunës së Pejës, Organizata Joqeveritare Vullnetarët e Rinj ka organizuar një sërë aktivitetesh përkujtimore me rastin e 31-vjetorit të gjenocidit të Srebrenicës, në nderim të viktimave.
Programi përfshiu interpretime të ilahive dhe kasideve, aktivitete kulturore-edukative, si dhe promovimin e librit të autorit Hrustan Noćić.
Me këtë rast, Noćić dhuroi për nxënësit një bibliotekë digjitale, si dhe abetare dhe fletore pune në gjuhën boshnjake për nxënësit e klasës së parë, një kontribut që organizatorët e vlerësuan si mbështetje të rëndësishme për arsimin në gjuhën boshnjake.
Në kuadër të aktiviteteve u zhvillua edhe Marshi i Paqes për Srebrenicën, i cili mblodhi një numër të madh qytetarësh të Pejës. Pjesëmarrësit nderuan viktimat dhe përcollën mesazhe paqeje, solidariteti dhe kujtese.
Organizatorët falënderuan të gjithë pjesëmarrësit, mysafirët, vullnetarët dhe qytetarët që kontribuuan në shënimin dinjitoz të kësaj date përkujtimore.





