Ballina > Vendi > KRU “Hidrodrini” çkyç keqpërdoruesit e ujit të pijes në Dardani

KRU “Hidrodrini” çkyç keqpërdoruesit e ujit të pijes në Dardani

10 Jul 2026 Vendi

KRU “Hidrodrini” ka njoftuar se ka vazhduar aksionet për identifikimin dhe ndalimin e keqpërdorimit të ujit të pijes në qytetin e Pejës.

Sipas njoftimit, inspektorët rajonalë të kompanisë, së bashku me njësitë përkatëse, kanë realizuar çkyçje ndaj konsumatorëve të cilët janë konstatuar se keqpërdorin ujin në Bashkësinë Territoriale “Dardania” në Pejë.

KRU “Hidrodrini” ka bërë të ditur se rastet e identifikuara do të procedohen në organet e drejtësisë, ndërsa ka theksuar se do të ketë zero tolerancë ndaj kësaj dukurie.

Aksioni vjen në një periudhë kur rajoni po përballet me mungesë të ujit të pijes, si pasojë e rënies së nivelit të burimeve ujore për shkak të thatësirave.

“Inspektorët tanë vazhdojnë të përballen çdo ditë me keqpërdorues të ujit. Jemi të vendosur dhe zero tolerantë ndaj kësaj dukurie”, thuhet në njoftimin e KRU “Hidrodrini”.

Nga kompania kanë bërë të ditur se aksionet do të vazhdojnë 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë, dhe do të shtrihen në të gjitha komunat që përfshihen në zonën e mbulueshmërisë së kësaj kompanie.

Lini një përgjigje