Ballina > Vendi > Peja kujton Srebrenicën: Organizohet marshim dhe aktivitete përkujtimore kundër harresës

Peja kujton Srebrenicën: Organizohet marshim dhe aktivitete përkujtimore kundër harresës

09 Jul 2026 Vendi

Në shenjë kujtimi dhe respekti për viktimat e gjenocidit në Srebrenicë, Komuna e Pejës, përmes Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS), në bashkëpunim me OJQ-në “Mladi Volonteri”, do të organizojë një varg aktivitetesg përkujtimore.

Ky organizim ka për qëllim nderimin e kujtimit të mijëra viktimave të pafajshme dhe përcjelljen e mesazhit universal për paqe, solidaritet dhe mosharresë.

Sipas njoftimit zyrtar nga Drejtoresha e DKRS në Pejë, Xhenet Syka Kelmendi, programi do të jetë i ndarë në dy pjesë kryesore:
Mbrëmje shpirtërore: Aktivitetet do të nisin me një program shpirtëror me ilahi, të cilat do të interpretohen nga Myftiu Hrustan Noćić.

Manifestimi qendror: Do të pasoni me “Marshimin për Srebrenicën”, i cili do të zhvillohet në qendër të qytetit të Pejës.

“Srebrenica mbetet një kujtesë e dhimbshme e pasojave të urrejtjes dhe krimeve kundër njerëzimit. Duke kujtuar viktimat, ne riafirmojmë përkushtimin tonë për paqen, drejtësinë, dinjitetin njerëzor dhe angazhimin që tragjedi të tilla të mos përsëriten kurrë”, thuhet në mesazhin e organizatorëve.

Ky organizim fton qytetarët e Pejës dhe më gjerë që t’i bashkohen marshit, në mënyrë që zëri kundër harresës dhe në kërkim të drejtësisë të jetë sa më i fuqishëm.

Lini një përgjigje