Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS), përmes Galerisë së Arteve në Pejë, organizon ekspozitën “Portrete të Skënderbeut gjatë Shekujve”, nga Prof. Luan Tashi.
Një nga momentet më të veçanta të hapjes së ekspozitës do të jetë prania e Loris Castriota Scanderbeg, i cili konsiderohet pasardhës i drejtpërdrejtë i Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.
Ekspozita do të hapet më 17 shkurt 2026, me fillim nga ora 13:00, në ambientet e Galerisë së Arteve në Pejë.
Ekspozita paraqet portrete dhe interpretime artistike të figurës së Skënderbeut ndër shekuj, duke sjellë një lidhje të fuqishme mes historisë, artit dhe trashëgimisë kombëtare.
Ngjarja pritet të zgjojë interes të madh publik dhe të shënojë një moment të rëndësishëm kulturor në Pejë dhe më gjerë.





