Gjesti ka ngritur kureshtjen e ndjekësve të tij përmes një video postimi të publikuar në grupin e tij në Instagram, ku ka paralajmëruar se shumë shpejt pritet të vijë një befasi e madhe.
Artisti u ka premtuar anëtarëve të këtij grupi se ata do të jenë të parët që do ta mësojnë surprizën, duke e bërë kështu njoftimin edhe më ekskluziv dhe duke shtuar pritjet mes fansave.
Në fund të videos, Gjesti ka falënderuar ndjekësit për përkrahjen e vazhdueshme, duke theksuar se vlerëson shumë faktin që ata i qëndrojnë afër në çdo hap të rrugëtimit të tij artistik.
Detajet rreth befasisë ende nuk janë zbuluar, por reagimet e shumta tregojnë se pritshmëritë janë të larta dhe surpriza pritet të vijë shumë shpejt.




