Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, përmes Galerisë së Arteve në Pejë, organizon ekspozitën me titull “Portrete të Skënderbeut gjatë Shekujve”, nga Prof. Luan Tashi, kushtuar Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Ekspozita do të hapet më 17 shkurt 2026, me fillim nga ora 13:00, në ambientet e Galerisë së Arteve në Pejë.
Kjo ekspozitë paraqet një rrugëtim artistik dhe historik të figurës së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, duke reflektuar mënyrën se si ai është portretizuar ndër shekuj në artin shqiptar dhe më gjerë.
Organizatorët ftojnë qytetarët, artdashësit dhe të rinjtë që të marrin pjesë në këtë ngjarje kulturore me rëndësi të veçantë për historinë dhe identitetin kombëtar.





