Pak para përballjes së shumëpritur mes Turqia dhe Kosova për kualifikim në Botëror, vëmendja nuk është vetëm te fusha e lojës. Një nga faqet e njohura turke, “ulkelerdenkesitler”, ka publikuar një artikull kushtuar Kosovës, duke e kthyer vendin në një temë diskutimi në opinionin turk pikërisht në prag të kësaj ndeshjeje vendimtare.
Në këtë publikim, Kosova prezantohet si një vend me histori të pasur, kulturë të veçantë dhe zhvillim të shpejtë vitet e fundit, duke theksuar rritjen e interesit nga turistët e huaj. Artikulli ndalet veçanërisht tek Prishtina, e përshkruar si një kryeqytet modern me jetë të gjallë, energji rinore dhe hapësira të shumta sociale, si dhe tek Prizreni, i cili cilësohet si një nga qytetet më të bukura historike në rajon, me trashëgimi të pasur kulturore dhe arkitekturë karakteristike.

Një detaj që ka tërhequr vëmendje të veçantë në postim është edhe një nga fotografitë e publikuara nga Çarshia e Gjatë në Pejë, ku shihen të vendosur flamuj kombëtarë, duke reflektuar identitetin, traditën dhe frymën e vendit. Ky imazh ka marrë reagime të shumta dhe është shpërndarë gjerësisht në rrjete sociale.
Ky publikim tregon se përballja mes Turqia dhe Kosova tashmë ka kaluar kufijtë e sportit, duke u kthyer edhe në një moment promovimi dhe vëmendjeje ndërkombëtare për Kosovën, e cila po prezantohet gjithnjë e më shumë si një destinacion interesant dhe me identitet të fortë në rajon.





