Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim në Pallati Elize me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron.
Gjatë një dreke pune që zgjati rreth dy orë, Kurti dhe Macron diskutuan për rolin e rëndësishëm të NATO-së në Kosovë, angazhimin e misioneve të Bashkimi Evropian, si dhe përkushtimin e Kosovës për harmonizim të plotë me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së.
Kryeministri Kurti kërkoi mbështetjen e Francës në rrugën e Kosovës drejt integrimit në BE dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare. Po ashtu, ai theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve, përmes organizimit të forumeve të reja të bizneseve Kosovë–Francë.
Në takim u diskutuan edhe çështjet e sigurisë, forcimi i kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës, dialogu me Serbinë dhe zbatimi i marrëveshjes për normalizim të plotë të marrëdhënieve.
Kurti falënderoi Presidentin Macron për pritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme të Francës ndaj Kosovës.





