Ballina > Kronikë > Një person pëson lëndime trupore pas sulmit me kondak pistolete në Pejë

Një person pëson lëndime trupore pas sulmit me kondak pistolete në Pejë

09 Jul 2026 Kronikë

Një person ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari tjetër i cili e ka goditur disa herë me kondak të pistoletës në kokë duke i shkaktuar lëndime trupore.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 11:50 në rrugën “Medlin Olbrajt”, në Pejë.

Tutje bëhet e ditur se viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas kryerjes së veprës është larguar në drejtim të panjohur.

“Rr. Medlin Olbrajt, Pejë 08.07.2026 – 11:50. Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili e ka goditur disa herë me kondak të pistoletës në kokë duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas kryerjes së veprës është larguar në drejtim të panjohur. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Lini një përgjigje