Ballina > Kronikë > Ferizaj: 154 aksidente në qershor 2026, mbi 5.500 gjoba të shqiptuara nga policia

Ferizaj: 154 aksidente në qershor 2026, mbi 5.500 gjoba të shqiptuara nga policia

03 Jul 2026 Kronikë

Në rajonin e Ferizajt, që përfshin komunat Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit, gjatë muajit qershor 2026 janë raportuar gjithsej 154 aksidente trafiku.

Sipas të dhënave zyrtare, nga këto aksidente:

  • 79 aksidente me lëndime, ku janë lënduar 125 persona
  • 75 aksidente me dëme materiale

Në krahasim me qershorin e vitit 2025, kur ishin regjistruar 196 aksidente, këtë vit është shënuar një ulje prej 21.4%. Në atë periudhë ishin raportuar edhe 3 aksidente fatale me 3 viktima, 88 aksidente me lëndime dhe 105 me dëme materiale.

Sa i përket masave ndëshkuese, Policia Rajonale e Ferizajt gjatë qershorit 2026 ka shqiptuar gjithsej 5.522 gjoba për kundërvajtje në trafik, si dhe ka pezulluar 93 patentë shoferë për shkelje të rënda që parashohin masë mbrojtëse.

Në krahasim me qershorin 2025, kur ishin shqiptuar 5.847 gjoba, këtë vit është regjistruar një rënie prej 5.5%.

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara në terren, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në komunikacion.

Njëkohësisht, apelohet tek të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat e trafikut dhe shenjat rrugore, ndërsa qytetarët ftohen të bashkëpunojnë me policinë duke raportuar kundërvajtjet përmes stacioneve më të afërta, aplikacionit “Lajmëro Policinë” dhe numrave kujdestarë.

Lini një përgjigje