Nga nesër, 24 korrik, Peja do të mirëpresë edicionin e radhës të Panairit Tradicional “Qëndro për Fundjavë – Përjeto Pejën”, i cili do të zgjasë deri më 26 korrik.
Aktivitetet do të zhvillohen në Sheshin Qendror të Pejës, duke filluar çdo mbrëmje nga ora 20:00, me performanca muzikore nga këngëtarë dhe DJ.
Vizitorët do të kenë mundësi të njihen me ofertën turistike të qytetit, punimet artizanale dhe produktet vendore, të prezantuara nga biznese dhe artizanë lokalë, duke krijuar një atmosferë festive për qytetarët dhe bashkatdhetarët që po kalojnë pushimet në Pejë.




